Noka: Rama është gati t’i kthejë vizat shqiptarëve. Kujt i shërben ky njeri?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamuar Noka ka reaguar pas qëndrimit të BE për mundësinë e heqjes së liberalizmit të vizave nëse miratohet nga qeveria shqiptare projekti i “Pasaportës së Artë”. “Skema të tilla janë të rrezikshme për sigurinë dhe politikën publike të shteteve anëtare të Bashkimit Europian”, shkruan Noka.

Postimi i plotë

Kujt i shërben Rama?

Komisioni Europian ka paralajmëruar kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, në rast se kryeministri i Shqipërisë do t’i shkojë në fund marrëzisë së tij me të ashtuquajturën “Pasaportë e Artë”.

Skema të tilla janë të rrezikshme për sigurinë dhe politikën publike të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Kriminelë në petkun e investitorit strategjik e shikojnë Shqipërinë si parajsë korrupsioni, ku mund të blejnë leje-ndërtimi, ligje dhe vendime gjyqësore me para në dorë.

Për para, Rama është gati t’i kthejë vizat shqiptarëve. Kujt i shërben ky njeri?

Shqiptarëve jo e jo.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply