Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se status i tij “nom grata” nga Britania e Madhe është në rishqyrtim nga institucionet britanike. Berisha tha se për këtë akuzë është bërë ankimim dhe se ajo është në process.Berisha kujtoi se ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe njeh të drejtën europiane dhe autoritetin e Gjykatës së Strasburgut. Ai deklaroi se akuzat ndaj tij të bëra nga Britania janë shifje dhe korruptive dhe adresoi përgjegjësinë tek Basha dhe ish-ambasadori britanik.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik në Tiranë për atë që ai e quajti një akt korruptiv, lidhur me shpalljen e tij non grata.
Berisha e cilësoi ambasadorin një kundërshtar të vendosur të përpjekjeve të tij për rivendosjen e kauzës së drejtë në PD, dhe tha se asnjë nga pretendimet e ngritura lidhur me Damir Fazllic dhe Fation Dautin nuk qëndronin.
“Ambasadori britanik ka mbajtur qëndrim të fortë mbështetjeje ndaj Lulzim Bashës. Kjo që ka bërë Ambsasadori Britanik është një akt i mirëfilltë korruptiv, i ndikuar nga Rama, Erion Veliaj dhe Basha. Kam dokument për këto që them”, u shpreh Berisha që pohoi se lidhur me çështjen i është drejtuar gjykatës.