“Do të ketë një furtunë protestash përpara Vitit të Ri”. Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se protestat do të vijnë shumë shpejt dhe se ato do të jenë përpara fundit të vitit. “Do të kemi furtunë protestash, primare dhe fitore. Do të jtë një trinom”, tha Berisha.
Ndërsa ka folur për zgjedhjet lokale dhe mënyrën se si do funksionojë me partitë e tjera dhe primaret, kryetari i PD Sali Berisha është pyetur edhe për bisedimet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha tha se ka rakorduar me Metën dhe se ky i fundit synon të fushatojë më shumë këshillat bashkiakë. Ai tha se në biseda, Meta është shfaqur pragmatist, por pohoi se beson që do të ketë një marrëveshje me të.