Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po proteston në një formë të pazakontë, jo duke folur, por duke kënduar përpara godinës së SPAK-ut me mesazhin e qartë akuzues ndaj këtij institucioni: Heshtja është bashkëfajësi!
Aktivistët e njohur Adriana Kalaja dhe Edmond Budina kanë kënduar bashkë me mbështetës të tjerë përpara SPAK-ut, para se të jepnin mesazhet e tyre të forta se pse nuk jepej një vendim për shembjen kriminale të godinës së Teatrit Kombëtar.