Kalaja paralajmëron Veliajn: Do shkosh në burg para zgjedhjeve! Të hënën protesta e radhës 

Aktivistja Adriana Kalaja duke folur para SPAK ku Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një protestë u shpreh se, nuk e do lejojnë Erion Veliaj të kandidojë për një mandat të tretë në krye të Tiranës. Kalaja tha se, Veliaj do të shkojë në burg para datës së zgjedhjeve.

Kalaja nuk kurseu akuzat ndaj SPAK dhe drejtuesit të këtij institucioni, Arben Kraja pasi i akuzoi si të shitur tek pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ajo sqaroi se me vendim të Gjykatës Kushtetuese godina e Teatrit Kombëtar është pronë e Ministrisë së Kulturës dhe jo e Bashkisë së Tiranës prandaj sipas saj Bashkia është në kundërshtim me ligjin.

“Dalin për të mbrojtur veprat penale. Këtë burra e gra që janë këtu kanë 5 vjet që nuk nënshtrohen, pse mendosi9 se këta miq e mikesha të mija nuk kanë pasur oferta dhe kërcënime. I kemi kaluar të gjitha që nga ofertata dhe presionet por ne kemi zgjedhur ti shërbejmë Tiranës. SPAK është bashkëpunëtor me mafian në pushtet. Ky zotëria që drejton SPAK prtet ambasadoren në takime të fshehta dhe nuk pranon takim me në dhe nhuk na kthen përgjigje me fazën ku ndodhen hetimet. Më e shumta që do të infektohet zoti Kraja është sëmundja e shërbimit ndaj të drjetës.

Ne kemi qenë një hap para pushtetit. Ne i kërkojmë takim nga një grup aktorësh, i kërkojmë një informacion për fazën procedurale ku ndodhën hetimet. I kemi kërkuar vendosjen e sekuestros preventime teatrit që mbetet një skenë krimi. Këta nuk e dëgjojnë Veliajn që thotë unë do nis ndërtimet, e dëgjojnë por janë nën presionit e Ramës dhe Veliajt.

I garantoj Erion Veliajt se nuk do e lejojmë që të kandoidojë për një mandat të tretë, sa të vij momenti që të kandidojë ai do jetë pas hekurave. Artan Lame duhet të ishte këtu me ne, prona e Tetarit Kombëtar përbëhej nga dy godina. Dokumentat e transferimit në hipotekë janë në kundërshtim me ligjin, me vendimin i Gjykatës Kushtetuese duhet të ishin në burg, Edi Rama, Aerion Veliaj, Artan Lame, Elva Margariti.

I keni parë si flasin minjtë e pusetave që mbrojnë Veliajn, është probnë e bashkisë, nuk është e bashkisë, ajo me vendim të Gjykatës Kushtetuese është pronë e ministrisë së Kulturës, është pronë e gjithë shqiptarëve. Nuk lodhemi. Erion Velaij do e dëmshpërblejë teatrin me çdo gjë që kishte brenda. Ardhja tjetër do të jetë të hënën. KLP thotë se nuk ka kandidaturë tjetër përveç të Arben Krajës, kandidaturat e tjera nuk janë lejuar që të kandidojnë poasi u është bërë presion nga Rama”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply