Bushati kundër Veliajt: Nuk duhet të kandidojë në Tiranë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati është kundër kandidimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për zgjedhjet vendore 2023. Gjatë intervistës së sotme në ‘Report Tv’, Bushati deklaroi se Partia Socialiste duhet të provojë njerëz të rinj në këtë zgjedhje. Por më së shumti vuri theksin tek marrëdhënia e Veliaj me kryeministrin Edi Rama. Me ironi, ish-drejtori i Postës Shqiptare tha se posti i kryebashkiakut të Tiranës nuk duhet që të shihej më si një trampolinë për në Kryeministri. Por si një post i thjesht që duhet të ishte në shërbim të qytetarëve.

“Nëse Rama ndjek zërin e arsyes për më të mirën e qytetarëve shqiptarë, do duhet të mendojë edhe më mirë për qytetarët. Që s’ka garë kjo dihet dhe e ka një mandat të sigurt. Do marrë 85% të popullatës, s’ka sfidë në këtë pikë. Duhen provuar edhe njerëz të rinj, edhe për kryeqytetin gjithashtu. Nuk duhet parë si trampolinë politike më bashkia, Bashkia është për të rregulluar jetën e qytetarëve, nuk duhet të politizohet kaq shumë. Duhet këputur ky kordoni umbilikal që lidhet mes bashkisë dhe zyrës së kryeministrisë. Jo kush është kryetar bashkie duhet të ketë ëndrra për t’u bërë kryeministër,”- tha Bushati në Report Tv.

Por nuk mbaroi me kaq. Po në studio, Bushati pati një ndërhyrje nga demokrati Dorian Teliti, i cili me ironi falënderoi Bushatin që ishte i sinqertë se Bashkia Tiranë nuk u ka shërbyer qytetarëve.

Debati

Teliti: Domethënë s’iu ka shërbyer.

Bushati: Mund të shërbehet më mirë.

Teliti: Të falënderoj për sinqeritetin.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, Bushati u shpreh i bindur se PS do të fitojë shumicën dërrmuese të bashkive të vendit, ndërsa sipas tij Shkodra, bastioni historik i të djathtëve do t’i mbetet PD-së. Sipas tij, PD merr vetëm 15 bashki, ndërsa Teliti u shpreh besimplotë që opozita e bashkuar do të arrijë të marrë më shumë se gjysmën.

Por të rikthehemi tek komenti i Bushatit. Ai është i pari në PS që del hapur kundër një tjetër anëtari të Partisë së tij, e konkretisht Veliajt. Por nuk ka një shpjegim se nga ku vjen komenti i tij. Kjo sepse më herët Bushatit i është dashur të bashkëpunojë ngushtësisht me Veliajn pasi bashkë me Elisa Spiropalin, të dy kanë qenë drejtues politik të qarkut të Tiranës. Mesa duket pakënaqësia qenka e thellë mes të dyve. Ndërkohë që ende Veliaj nuk e ka komentuar deklaratën e fortë të socialistit Bushati.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply