Maqedonia 350 milionë euro për qytetarët/ Strazimiri: Si “në kohën e Saliut”…

Maqedonia e Veriut prezantoi paketën e ndihmës për qytetarët me vlerë 350 milionë euro. Pas këtij lajmi reagoi me ironi anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri

“Nëse je bujk, biznesmen, pensionist, student, pedagog, mësues, mjek apo thjesht qytetar që nuk të del hesapi për të blerë as “produktet e shportës”, mos u mërzit që nuk je maqedonas e që nuk ke kryeministër Kovaçevskin!

Ki parasysh që maqedonasit nuk kanë inceneratorë, as rrugë që u kushtojnë 24 mln euro kilometri, as instalacion 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë… dheeeeee as satelitë që të kontrollojnë nga qielli tjegullat e çatisë (se mos lodhen spiunat e qeverisë)!!!!

P.S. Sa kisha pa e dëgjuar shprehjen “produktet e shportës”…. yhyyyyy “që në kohën e Saliut”…, shkruan Strazimiri.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply