Mashtrim dhe vjedhje! Të kish mbjellë Veliaj 550 mijë pemë, do të kishim dhe 3 parqe të tjera!

Nga Jamarbër MALLTEZI

Jo vetëm mashtrim, por Vjedhje e rëndë! Veliaj deklaroi se ka mbjellë 550,000 pemë. Kaq para ka përlarë nga tenderët! Kërkova ndihmën e Dr. Hasan Canit të llogarisim sa hektarë përkthehet kjo sasi. Nëse pretendimi i Veliajt do të ishte i saktë, del se do të duhej të kishim edhe 3 parqe të reja sa Parku i madh i Liqenit!!!

Pra, del 830 hektarë, kur Parku i madh i Liqenit është veç 289 hektarë!!!

Nuk del matematika, apo jo? Ku na qenkan këto tre parqe të reja në Tiranë, ndërkohë që Parku i Liqenit, që përfshinte Liqenin e Thatë është kthyer në xhungël betoni? Apo i ke virtual, në foto apo ëndrra?

Mashtrimet e Rama-Veliajt janë të pacipa. Kanë njëri 24 vjet në pushtet e tjetri përmbi 9 vjet, por Tirana nuk ka asnjë park të ri, asnjë linjë trami, asnjë plan për metro, veç vetëmburrje dhe ndërtime xhunglash betoni!

Paska tenderuar për 550,000 pemë, por në realitet nuk tregon dot as 15,000!

Kjo është vjedhje e rëndë fare! Soros-reforma i ka mbyllur sytë, veshët dhe hundët dhe nuk sheh, nuk dëgjon e nuk nuhat asgjë nga kutërbimi i aferave nga inceneratorët, monopolet e mbetjeve e deri tek tenderët e rremë!

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply