Berisha: Edi Ramës i them se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u prit në mënyrë entuziaste në Lazarat. Përpara banorëve, Berisha u zotua se do bëjë gjithçka për Lazaratin, duke e quajtur simbol të rezistencës.

“Dua të përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë, para jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë PD-së që nga themelimi i saj.

Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit.

Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare.

I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë. Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë.

Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria!”

“Unë kam ardhur këtu te ju, për t’u zotuar përpara jush, se me deputetin tuaj, me Dasho Alikon, i cili në një moment kritik kur regjimi u vërsul me egërsi ndaj jush, qëndroi me ju dhe nuk u mposht. Kam ardhur këtu për t’u zotuar se potencialet tuaja do kenë prosperitetin që meritojnë.

Këtë regjim ta përzëmë sa më shpejt dhe të vendosim demokracinë në Shqipërinë. Unë kam ardhur për të dëgjuar zërin tuaj, propozimet tuaja, mençurinë tuaj, që do jenë pjesë e rëndësishme e programit të Partisë Demokratike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply