Sorina Koti: Opozita është denoncuese, nuk mund të mbajë përgjegjësi pse nuk funksionon shteti

N/Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti u shpreh në një prononcim për mediat në Kryesinë e Kuvendit se, opozita është denoncuese dhe në terren me qytetarët, nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk funksionon shteti i të drejtës dhe institucionet publike.

“Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.

Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë.

Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.

Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë.

Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Sorina Koti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply