Në udhëtimin në këtë qytet, si qëllim më madhor kam bashkëbisedimin me qytetarët e Gjirokastrës, të cilët unë dëshiroj sikundër qytetarët tjerë shqiptarë kudo që janë, të kenë një zë në mediat tuaja.
Të shprehin lirshëm mendimet e tyre, pasi sot, i përjashtuari më i madh në këtë vend shtë qytetari shqiptar.
Ju jeni dëshmitarë se për establishmentin mamuth qeveritar, fjala qytetar po zhduket nga fjalori, fjala fermer nuk ekziston në fjalor.
Fjala i ri, student, nuk ekziston.
Prandaj ka qenë dhe mbetet qëllimi im, që qytetarët të kenë zërin e tyre.