Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi është paditur në SPAK. Kanë qënë banorët e Fierit ata të cilët kanë kryer ditën e sotme këtë kallëzim pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, në Tiranë. Me pankarta në duar, ata shprehen se Bashkia ka zaptuar një tokë në të cilën po ndërton një pallat.
‘Ka gati 5 muaj që nuk kanë nisur punimet. Unë kërkoj të drejtën që kam kërkuar që në vitin 2011, ata duhet të dëshmojnë. Duhet dëmi që na ka shkaktuar, është dëm psikologjik, shpirtëror, kjo mafie është e lidhur me tokat në Fier. Bashkia Fier merr toka dhe bën pallat privat. Jemi pyetur dy herë, asnjë përgjigje ‘- u shpreh një prej qytetarëve.
Gjykata e Shkallës së Parë u ka dhënë të drejtë banorëve fillimisht mirëpo më pas ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit e Vlorës. Në vitin 2022, Gjykata e Lartë, ka pezulluar ekzekutimin e vendimit të Apelit ndërkohë që kishin kaluar 6 vite dhe dëmi ishte bërë.