Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga burgu pasi masa e sigurisë ndaj tij ka ndryshuar.
GJKKO ka pranuar ndryshimin e masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.
Bllako është zyrtari i dytë, që u arrestua lidhur me aferën e inceneratorëve, pas ish ministrit Lefter Koka.