Është zbardhur dëshmia e avokatit Sokol Hazizaj para togave të zeza që çoi në caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-deputetin Alqi Bllako, duke u liruar nga burgu.
Hazizaj ka argumentuar para gjykatës se është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se Alqi Bllako për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat, t’i shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij.
Avokati po ashtu ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar.
Bllako është baba i dy fëmijëve, njëri 2 vjeç dhe tjetri 7 vjeç, dhe se pas arrestimit të tij ata nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.