Boçi: Pas Bllakos të lirohet dhe Koka, dy autorët janë Rama dhe sekretari i tij

Numri dy i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e ka konsideruar si shpërblim të marrë pasi ka mbajtur gojën ‘mbyllur’ lirimn nga burgu të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. I ftuar në emisionin “Frontline”, Luçiano Boçi u shpreh se ishte një lajm i papritur dhe se sipas tij drejtësia në vend çedon për shkak të politikës. Ai ironizoi edhe faktin që pas hekurave ndodhet ish-deputeti Lefter Koka dhe tha se duhet të lirohet edhe ai.

“Ka qenë një lajm i papritur sepse gjatë kësaj kohe situata ka vluar dhe janë paraqitur më shumë fakte korruptive sa i përket aferës së inceneratorëve, si nga PD po ashtu edhe nga denoncime të bëra nga Partia e Lirisë. Kemi thënë që dy autorët janë Rama vetë dhe sekretari i tij. Kënaqësia jonë nuk është që Bllako është të rrijë në burg, këta janë leva që janë përdorur, autorë janë të tjerë. Derisa nuk ka folur Bllako ka marrë edhe shpërblimin e  tij. Aferat janë aty, asnjë incenerator nuk punon. Mënyra e vendosjes dhe impostimi i drejtësisë cedon sepse ka ndërhyrje dhe kontroll total politik. Të dalë dhe Lefter Koka pra”, tha Boçi ndër të tjera.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka lënë ditën e sotme qelinë. Bllakos iu është ndryshuar masa e sigurisë, nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’. Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’. Gjatë seancës së sotme në Tiranës, avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar, kjo pasi Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe. SPAK është shprehur se do ta ankimojë vendimin.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply