Berisha mbështet protestën universitare: Të gjithë në protestë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje sot qytetarëve në të gjithë vendin të dalin në protestë në orën 11:00 në krah të pedagogëve të universiteteve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë rritjen e pagave dhe vlerësimin që meritojnë nga Qeveria.

Berisha shkruan në Facebook se mbështet plotësisht protestën universitare dhe publikoi thirrjen e sindikatës së punonjësve të universiteteve, ku shpalosen kërkesa të qarta ekonomike.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Të gjithë në protestë. Mbështetje të plotë protestës universitare! sb

THIRRJE – SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË (SPUSH)

—————————

– SËBASHKU PËR KËRKESAT TONA –

—————————

Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin Protestën e Datës 5 Tetor 2022, ora 11.00, para godinës të Universitetit Politeknik të Tiranës.

—————————

1.Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ

2.Rritjen e financimit për kërkimin shkencor

3.Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”

4.Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

5.Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

6.Rivlerësimin e orës mësimore

7.Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

8.Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”

9.Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.

—————————

#peticion #firmose #spush #sebashku #proteste

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply