Reja bën gati valixhet, ja kush pritet t’i marrë në dorë Kuqezinjtë

Në Itali s’kanë dyshime. Federata Shqiptare e Futbolli nuk do të rinovojë kontratën me Edy Rejan, me këtë të fundit që tashmë nuk do të udhëtojë për në Shqipëri për ndeshjet e radhës.

Sipas “La Gazzeta”, “Tuttosport” por edhe media të tjera raportojnë se pavarësisht që FSHF reagoi dy ditë më parë duke theksuar se Reja mbetet trajneri i Shqipërisë, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike emrin e Luigi Di Biagio-s si pasuesi i tij i mundshëm, në Itali mediat bashkohet të gjitha në një pikë, përcjell abcnews.

FSHF nuk do të rinovojë kontratën me Edy Reja-n, kontratë që i përfundon në muajin nëntor të këtij viti.

Gigi Di Biagio është mes kandidatëve kryesorë, madje mund të drejtojë Shqipërinë në miqësoren e nëntorin në “Air Albania” kundër Italisë.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply