Berisha: Në Shijak qeveria nuk ua jep pallatet banorëve se do t’i përdorë për vota

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me familjen Jaku të cilës iu shemb banesa nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë Krujë, deklaroi se qeveria nuk ua jep pallatet banorëve në Shijak se do t’i përdorë për vota.

Berisha tha se qeveria nuk mendon për qytetarët, nuk mendojnë as për zonat e tyre elektorale nga ku kanë dalë.

“Unë isha në Shijak. Kishte pallate të ndërtuara, por nuk i shpërndanin sepse po presin zgjedhjet që t’i përdorin për vota. Bota i dha 1 miliardë e më shumë, dhe mund të ndërtohej, rindërtohej çdo banesë.

Dje në Parlament ishte dita kur ne duhej të paraqisnim hallet e qytetarëve, diskutimet u kushtohen halleve dhe problemeve të qytetarëve. Dje u thashë aty, sepse ata merren si të mbrojnë atë qeveri, ata ministria dhe mendojnë çdo ditë për veten dhe pasurimin e tyre.

Nuk mendojnë për qytetarët, nuk mendojnë as për zonat e tyre elektorale nga ku kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e cila po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje, plaçkitje, lidhje me botën e krimit dhe braktisjen e qytetarëre.

Këta kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e përditshme të tij. i kanë rritur çmimet në qiell, nuk ka turp më të madh. Një shtet që lë punonjëse, që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve të kësaj zone, në një çadër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply