Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Raportohet se një kamion ka përplasur në mes të rrugës një qytetar që ishte me biçikletë duke i shkaktuar dëmtime fizike.
I aksidentuari për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët tregojnë se kamioni e mori disa metra zvarrë në asfalt. Qytetari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.