Berisha: PD e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, tha se, Partia Demokratike e ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.

“E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.

As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet.
Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply