Berisha: Trishtimi në sytë e kësaj vogëlusheje flet për shpirtin e zi të Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish sot për mbylljen e kopshtit jopublik “Zübeyde Hanım”, një nga institucionet më të mira arsimore të vendit, pjesë e fondacionit “Gylistan” me eksperiencë 25-vjeçare në vendin tonë.

Berisha ka publikuar foton e një vogëlusheje e cila shpreh dhimbjejen pas mbylljes së kopshtit që u shpalos në shkallët e godinës së qeverisë.

“Trishtimi në sytë e kësaj vogëlushje, që i mbylli kopshtin, flet sa vëllime për shpirtin e zi të Edi Ramës!”, shkruan Berisha në Facebook, duke e akuzuar kreun e qeverisë për të disatën herë për mungesën e ndjeshmërisë dhe shkëputjen nga realiteti.

Sikurse tashmë është bërë publike, por jo pranuar nga qeveria shqiptare, institucionet arsimore jopublike të Fondacionit Gylistan në Shqipëri, janë mbyllur me kërkesë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply