Mbyllja e kopshtit, nëna me lot në sy: Dua të shkoj te zysha, te shokët më thotë vajza

Një prej prindërve të fëmijëve që shkojnë te kopështi ‘Zubeyde Hanim’ është përlotur para gazetarëve. Ajo u shpreh se e dërgon vajzën te gjyshja pasi nuk i lejojnë që të shkojnë më në kopësht. Me lot në sy, ajo tregon se fëmija i saj nuk dëshiron të qëndrojë te gjyshja por kërkon të shkojë te kopështi dhe të takohet me zyshën dhe shokët.

‘Po i gënjejmë, po i themi se po bëhen punime në kopësht. E dërgoj te gjyshja. Unë i keq këpucët dhe ajo i heq prapë, dua të shkoj te zysha, te shokët më thotë’- thotë nëna me lot në sy.

Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Gjithashtu theksohet se kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply