Ish-presidenti Bujar Nishani do të festonte sot ditëlindjen e tij të 56-të, mirëpo fatkeqësisht u nda nga jeta para kohe. Familja e tij ia ndjen mungesën dita ditës, por dhimbja shtohet në këtë ditë të veçantë.
Vajza e ish-presidentit, Fiona Nishani ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket krah të atit të ndjerë, dhe shkruan: “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”.