Sherret në PS, Rama i kërkon takim Tom Doshit në Kryeministri

Tom Doshi, kreu i Partisë Social Demokrate ka mbërritur në Kryeministri për të zhvilluar një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama. Takimi po zhvillohet në zyrën e kryeministrit Rama.Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Doshit në kryeministri, ndërkohë që ditët e fundit në qarkun e Shkodrës, pati një debat mes Edona Bilalit dhe këshilltarëve të PS-së, qark në të cilin ish-deputeti ka ndikim të rëndësishëm politik.Tom Doshi, partia e të fitoi 3 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit ka një ndikim të fuqishëm në qarkun e Shkodrës dhe duke qenë se zgjedhje lokale po afrojnë, Ramës i duhet të mobilizojë të gjithë aleatët e tij përballë opozitës që ka nisur gjithashtu nga puna.Një ditë më parë kreu i qeverisë, emëroi drejtuese politike në Shkodër Elisa Spiropalin. Ndërsa Edona Bilali, bashkë me Pandeli Majkon u transferua për në qarkun e Kukësit.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply