Kryeministri Edi Rama tha sot se qeveria do të vijojë të subvencionojë diferencën e çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe biznesin e vogël.
Rama tha se dimri është një sfidë shumë e madhe dhe se pikëpyetja më e madhe është nëse do të ketë energji elektrike, e jo çmimi sa do të arrijë.
Edi Rama: Me rëndësi të kihet parasysh se paralelisht do të bëjmë çmos që të vijojmë të mbajmë të paprekur çmimin e energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël.
E kam thënë dhe përsëris, koha do e tregojë nëse kjo kurajo do të shpërblehet me sukses, për shkak të mbajtjes nën kontroll me subvencion të diferencës, inflacioni është pak më pak i rëndë dhe i dhembshëm se në vendet e tjera të rajonit.
Si e keni parë kudo vendet janë futur në trajektoren e rritjes së çmimeve dhe kufizimeve Ne duam ta rrisim çmimin as të kemi kufizime.
Dimri është sfidë e madhe, por hap pas hapi do të shohim si do të veprojmë duke qëndruar deri në fund parimit që mos prekim çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin.
Do të shohim dhe dinamikën e konsumit, të kursimit më saktë dhe për këtë dua tu bëj thirrje të gjithëve që të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer.
Jo thjesht që paguajmë më pak nga buxheti i familjes apo institucioneve, por kemi më shumë energji.
Se pikëpyetja më e madhe nuk është sa do të shkojë çmimi por a do të ketë energji.