PD dorëzon projektligjin: Pastrim për të gjithë gjithë ata që ndërtuan një regjim që i dhunoi dhe masakroi shqiptarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki dhe deputetja Albana Vokshi kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për lustracionin.

Projektligji i hartuar nga selia blu parashikon hapjen e plotë të dosjeve për çdo qytetar që e kërkon, por edhe largimin nga jeta politike dhe institucioneve publike të atyre që kanë pasur lidhje me Partinë e Punës ose i kanë shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit.

I pyetur se çfarë parashikon ligji, Bylykbashi tha se “PD siç kishte premtuar në koherencë të plotë me qëndrimet e saj në 30 vitet e fundit ka dorëzuar ligjin që parashikon lustracion për të gjithë ata zyrtarë që ndërtuan një regjim që i dhunoi dhe masakroi shqiptarët për 50 vite”.

FJALA E BYLYKBASHIT:

Ne e depozitojmë me qëllim që funksionet drejtues të shtetit shqiptar dhe një seri institucionesh të rëndësishme, drejtuesit e aparatit të dhunës në Sigurimin e Shtetit, bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe drejtuesit e Partisë së Punës të mos kenë më funksione në politikë. Ky ligj i shkon deri në fund problemit dhe bazohet te eksperienca e mëparshme dhe ligji i vitit 2008.

Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, sepse është e njëjta bazë kushtetuese që u përdor për të larguar kriminelët nga politika. Pra baza kushtetuese është e re, është një nen kushtetues dhe është ligj që do të miratohet me 3/5 dhe kemi marrë parasysh ndarjen e pushteteve dhe garancitë për këto. Ajo që është më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në këtë valë debati, është se ne siç e kishim premtuar vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë dosjeve, se çdo qytetar mund ta shohë dosjen e vetë.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply