Nuk donte të shkonte në luftën në Ukrainë, rusi i vë flakën vetes

Një video tronditëse tregon një burrë rus duke i ndezur vetes zjarrin për të mos u rekrutuar në luftën e Ukrainës. Më pak se një javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi “mobilizimin e pjesshëm” të deri në 300 mijë rezervistëve, gazeta ruse e lajmeve YA62 ndau pamjet e një burri në qytetin juglindor të Ryazanit duke u mbuluar nga flakët.

“Në stacionin e autobusëve në Ryazan, një burrë i vuri flakën vetes”, thuhej në postim, raporton nypost. “Ai bërtiti se nuk dëshironte të merrte pjesë në një operacion special në Ukrainë”. Pas shuarjes së flakëve, njeriu shihet duke u shoqëruar në ambulancë nga policia.

Një dëshmitar okular i tha YA62 se ai shpëtoi me lëndime të lehta, ndërsa revista Novaya Gazeta shkruante se ai kishte djegie në mbi 90 për qind të trupit.

Përpjekja për vetëdjegie është vetëm e fundit në një seri protestash kundër mobilizimit, teksa mijëra rusë tentojnë të ikin në vendet kufitare.

Pushtimi brutal i Ukrainës tani ka hyrë në muajin e tetë – ku janë shkaktuar mijëra viktima.

About Redaksia

Check Also

Shifra e tmerrshme, OBSH: 160 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se mesatarisht rreth 160 fëmijë po vriten çdo …

Leave a Reply