Gjyqi me ministren/ Vokshi: Mësuesit sot nuk guxojnë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistët

Albana Vokshi deklaratë për mediat nga Gjykata e Posaçme, pas seancës gjyqësore me Ministren Kushi

Sot u zhvillua seanca e parë që shqyrtoheshin ose duhet të shqyrtoheshin provat që kishte sjellë përfaqësuesi i ministres Kushi, e cila edhe sot nuk u paraqit para kësaj gjykate.

Sigurisht unë edhe sot, sikurse e shikoni, kam vendsour të vij personalisht në respekt të kohës por edhe të financave që po vendos në dispozicion kjo gjykatë e nderuar për një çështje e cila është një çështje thjesht politike për të mbyllur gojën time dhe të kolegëve të mi të opozitës.

Edhe sot u vërtetua katërcipërisht duke parë provat që u vunë në dispozicion, që koha i ka dhënë të drejtë mësueses që ka denoncuar skandalin që po ndodhte në provimin e vlerësuesve të arsimit parauniversitar.

Nuk kishte asgjë në prova, kishte vetëm disa shkrime në media të ndryshme, pra të cilat kishin publikuar statusin që unë kisha publikuar pas denoncimit që ka bërë mësuesja.

Edhe unë vendosa në dispozicion provat që kisha. Unë i kam me numër telefoni, emër dhe sigurisht i paraqita gjykatëses provat, mesazhin që më ka ardhur nga një mësuese e Elbasanit në 7 Prill. Dhe vetëm fjalia e parë e këtij mesazhi nga ana e mësueses e cila thotë: “Jam një mësuese në qarkun e Elbasanit dhe dua të denoncoj një skandal. Lutem të jeni e ndjeshme në këtë tema, mos më nxirrni se më heqin nga puna”. Kjo të bën të mendosh dhe të kuptosh se cili është statusi i mësuesve sot në arsimin parauniversitar, por sigurisht në të gjithë sistemin e arsimit.

Mësuesit sot nuk guxojnë të flasin. Mësuesit sot janë të survejuar nga patronazhistët. Mësuesit sot janë të shantazhuar, janë të kërcënuar me vendin e punës. Dhe një mësues i ndershëm gjen mënyrën për të denoncuar tek përfaqësuesit e një patie politike, në rastin konkret, tek unë që jam përfaqësuese e Partisë Demokratike, për të denoncuar këtë skandal.

E kam bërë publik duke ju referuar edhe në statusin tim, tekstit të mësueses. Ministrja në vend që të krijonte një grup pune, në vend të hetonte në mënyrë administrative dhe të vendoste para përgjegjësisë të gjithë ata që kishin nxjerrë testet, kush i ka nxjerrë, kujt ja ka dhënë. Ministrja më paditi në gjyaktë.

Në informacionin tuaj dua t’ju them se nuk është padia e parë, është padia e gjashtë. Më ka paditur kryeministri Rama sepse kam denoncuar koncesionin korruptiv, abuziv të Check-up. Më ka paditur Taulant Balla sepse kam denoncuar korrupsionin me autostradën Tiranë-Elbasan dhe pastaj paratë që i duhet shtetit Shqiptar të paguajë në arbitrazh. Më ka paditur edhe Erion Veliaj në nja-dy raste.

Pra siç e shikoni, kur nuk gjejnë një mënyrë kjo është tashme një mënyrë për ne, opozitën, që të mbyllim gojën. Por e kanë të kotë, unë jo vetëm që do paraqitem në gjykatë por do të vazhdoj të jem zëri i çdo mësuesi. Do vazhdoj të jem në krah të çdo prindi, të çdo nxënësi sepse situata në sistemin arsimor tani është ulërritëse. Një në tre nxxënës është larguar nga sistemi arsimor. Mbi 200 mijë e ca fëmijë kanë lënë sistemin arsimor.

Kjo është fatkeqësi kombëtare, sepse kemi një qeveri që kryesohet nga një i paditur dhe që nuk e do arsimin. Urren arsimin, urren edukimin.

Vetëm pak ditë më parë ju keni parë se si ka nisur viti i ri shkollor. Me dhjetra shkolla të mbyllura për shkak të abuzimit me fondet e programit të rindërtimit. Dhjetra mijëra fëmijë që bëjnë mësim me shumë turne, mbarojnë mësimin edhe në orën 7-8 të pasdites. Duke lënë prindërit pa punë sepse janë të detyruar të mbajnë fëmijët e tyre që ti mbajnë paradite dhe t’i çojnë pasdite. Mendoni pak që kjo është një qeveri që nuk e do arsimin dhe që nuk i ka fëmijët prioritet.

Edhe vendimi i fundit i cili hyn në fuqi më datë 8 Tetor, i Edi Ramës dhe i qeverisë, për rritjen e çmimit të energjsë elektrike, do bëjë që prindërit ato pak para që kanë nuk do i përdorin për t’u kujdesur për fëmijët e tyre, por do t’i përdorin për të paguar çmimin e lartë të energjisë elektrike.

E fundit, në kuadrin e asaj që kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin, e urren arsimin, e urren dijen, vetëm pak ditë më parë ka marrë një vendim antikombëtar. Ka mbyllur një shkollë elitare, ka mbyllur dhe një kopësht. Në mënyrë të padrejtë, në një qëndrim vasaliteti total ndaj edhe sot jam përsëri me protestën e vajzave të gjimnazit. Me protestën e prindërve dhe të nxënësve, sepse arsimi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të larguar këtë qeveri që urren arsimin, urren dijen.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply