Berisha: Xhorxh Sorosi që mbështet Ramën, promovon shkatërrimin e familjes

• Berisha: Xhorxh Sorosi që mbështet Ramën, promovon shkatërrimin e familjes, kërkon të heqim babë e nënë, t’i emërtojë prindi 1 dhe 2

Ta bëjmë këtë proces sa më dinjitoz, shpresëdhënës. Nëse ne e bëjmë shpresëdhës këtë, i kemi dhënë shpresë shqiptarëve dhe shkojmë drejt zgjedhjeve të përgjithshme të sigurtë.

Dhe një gjë dua ta mbyll. Sa do që ky regjim ka mbështetjen e oligarkëve, klaneve të drogës, por ka edhe mbështetje Vuçiçin, sulltanin i cili urdhëron të mbyllë këtë shkollë apo atë shkollë në kundërshtim absolutisht me respektin reciprok mes dy vendeve sovrane.

Sado që ka mbështetje Xhorxh Sorosin, një armik të egër të demokracisë dhe të vlerave.

Njeriu që promovon drogën, që përpiqet të kalojë rezoluta në OKB për të ndaluar luftën ndaj drogës. Njeri që promovon rënien e luftës ndaj krimit, që promovon shkatërrimin e familjeve, prindi numër 1 dhe 2.

Të heqim babë e nënë, të mos i emërojmë më. Ti numëratojmë prindërit dhe këtë bën Edi Rama. Të gjitha këto i praktikon Edi Rama në Shqipëri. Por ne kemi të drejtën me vete. Me ne do të bashkohet çdo shqiptar që beson te familja, dinjiteti, tek jeta, jo e bazuar në krimin dhe drogën, por në mundin e djersën e tij.

Nuk kërkon ky vend të luftosh me pushkë sot, jo ky vend kërkon të ngrihemi dhe ti japim vendin që meriton këtij regjimi të kalbur që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.
Ju falënderoj shumë për praninë tuaj!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply