Berisha: Do të vendosim tarifa simbolike për të vazhduar universitetet të rinjtë

Nuk mund të ketë qëllim më madhor, sublim, sesa shndërrimi i Shqipërisë në vendin ku të rinjtë të ndërtojnë ëndërrën e tyre.

Një gjë mund të ju them. Nga viti 2007 deri në vitin 2014, çdo vit popullata e këtij vendi është shtuar.
Sot më shumë se kushdo tjetër, të rinjtë largohen, ne do të bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre. Do të heqim çdo barrierë që vështirëson shkollimin e tyre. Një fëmijë nga Lenia, Sotira, Qelza, Mokra etj., paguan në Universitetin e Tiranës 3-4 herë më shumë se sa fëmija i një austriaku në Vjenë, se sa paguan fëmija i shqiptarit për të shkuar dhe studiuar në Vienë.

Kjo është e vërteta. Ose po shkoi në Gjermani.

Paguan më shtrenjtë se çdo evropian, përfshirë edhe Britaninë dhe Holandën që i kanë më të larta tarifat. I rriti ai tarifat, çfarë do të bëjë ai në Poroçan, ai do të detyrohet të shesë lopën.

Tarifat jo do të përgjysmohen, por do të jenë tërësisht simbolike. Do të ndryshojë qëndrimi ndaj mesatares. Dyert e universiteteve do të jenë të hapura. Një sistem kualifikimesh e punësimi për të rinjtë.

Ka shumë mundësi që këto masa të mos mjaftojnë për të ndaluar rrokullisjen demografike sepse vitin që kaloi ne kemi patur 3 mijë lindje më pak se vdekjet, sot duke ardhur këtu po lexoja deklarata e një mjeku në maternitetit në Fier, ku thoshte se lindjet nga 500 kanë zbritur në 70 në muaj.

Kjo kërkon politika të veçanta demografike dhe që qeveria të mbështesë me të gjitha mundësitë fëmijën e tretë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply