Mjeku pëson ishemi cerebrale pas inskenimit të arrestimit për ryshfet nga policia

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi cerebrale në paraburgim.

Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjekut do t’i komunikohej ditën e sotme masa e sigurisë. Marku u arrestua të shtunën në ambientet e spitalit pasi një agjent i infiltruar i dha 200 mijë lekë të vjetra në këmbim të shërbimit shëndetësor.

Pamjet e arrestimit të tij u publikuan në media, teksa ai dilte nga spitali me pranga në duar.

About Redaksia2

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply