Berisha: Basha mori para ruse, askush në parti s’kishte dijeni! Shkeli parimet themelore të PD

Kreu i PD, Sali Berisha, në mbledhen e Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se Lulzim Basha ka marrë para ruse. Duke e quajtur një vendim personal të ish-kryetarit, Berisha tha se askush nuk ka pasur dijeni në PD, për këto para.

“Ish-kryetari ka pranuar sipas raporteve financime ruse. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Shkelmim i parimeve themelore të Partisë Demokratike.

Nuk ka asnjë individ në PD, që të ketë patur dijeni për financime ruse. Në arkën e PD-së, nuk ka hyrë e as nuk ka dalë sipas dëshmive të besueshme plotësisht të zotit Ristani dhe Ilir Dervishit asnjë qindarkë nga këto para. Akt Personal i Lulzim Bashës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply