Berisha: Të hënën miratohet udhëzimi për primaret, hapja e PD lidhet ngushtë me këtë proces

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, të hënën do të miratohet udhëzimi për primaret përpara zgjedhjeve vendore.

“Ditën e hënë, Këshilli Kombëtar i PD miraton udhëzimin për zgjedhjet sipas primareve. Pra, primaret për kryetarët e bashkive do e kenë kuadrin ligjor të gatshëm ditën e hënë. Kjo është një ngjarje e madhe për PD-në, sepse përmes primareve, shtrijmë pluralitetin drejt partisë”, tha Berisha.

Ai tha se hapja e partisë është e lidhur ngushtë me primaret.

“Hapja e partisë është një kusht themelor. Po punohet me intensitet. Edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike për hapjen e partisë, pasi do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata që kanë projektin, formimin dhe reputacionin për t’u votuar si qytetarë të parë. Krahas kësaj, po krijohen departamentet ku po angazhohen intelektualë të shquar dhe ekspertë të mirënjohur. Hapja ka nisur dhe do realizohet si kusht për fitoren e PD”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply