Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, problemi i PD është Edi Rama dhe pa zgjidhur problemin me Edi Ramën, nuk mund të zgjidhë problemet e tjera.
“Sot gjykatat janë një degë e ekzekutivit. Problemi i PD është Edi Rama dhe pa zgjidhur problemin me Edi Ramën, nuk mund të zgjidhë problemet e tjera.
Prandaj ne kemi vendosur që këtë vjeshtë ta shndërrojmë në pranverën e protestave të mëdha”, tha Berisha.
Berisha: Do depozitojmë ligjin që njeh drejtësinë e cila do zbatojë ligjin në mënyrë autonome dhe do u japë ndëshkimet më të merituara atyre që vodhën shqiptarët.
Ne do të depozitojmë në parlament ligjin që nuk njeh parashkrimin për çdo kryeministër që ka shërbyer në Shqipëri.
Në këtë ligj nuk do të shpëtojë nga verdikti i drejtësisë, nuk bëhet fjalë për këtë drejtësi, e cila se është e tillë, rezulton para një javë, institucioni më i korruptuar i drejtësisë.
Por bëhet fjalë për një drejtësi që do zbatojë ligjin në mënyrë autonome dhe do u japë ndëshkimet më të merituara atyre që vodhën shqiptarët.
Prandaj si inceneratorët, por edhe aferat e Durrësit, Butrintit, dhe shumë të tjera, do marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia shqiptare.