Berisha: Do anulojmë koncesionin familjar Rama-Vilma Nushi të check-up

Kreu i PD, Berisha u shpre se, Check-up-i është një koncesion familjar, Rama-Vilma Nushi, ai do të anulohet.

“Është një shkrirje e familjeve Koleka e Nushi në një plaçkitje dhe grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk e pranojnë vendet më të zhvilluara.

Do anulohet dhe do të shkojnë para gjyqit, si Vilma Nushi, Ilir Beqja dhe Edi Rama, të cilët iu vërsulën të përdorin shëndetin e qytetarëve shqiptarë për të vjedhur qindra miliona euro.
Informoj shqiptarët, se Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri, pasi me angazhimin e kushëririt të saj nga burri, Edi Ramës, hoqi ligjin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të futeshin ilaçe që nuk përdoren në territoret jashtë BE.

Pas heqjes së kësaj, Shqipëria u shndërrua në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi gjer në Bangladesh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply