30-vjeçari gjendet pa ndjenja në mes të vreshtave që digjen në Fushë Krujë

Një zjarr i rënë në një vresht rrushi në fshatin Budull ka rrezikuar të kthehet në tragjedi. Zjarri i vënë në disa shkurre e ferra ka dalë nga kontrolli duke djegur disa mijëra metra katror vresht e ullishte në pronësi të familjes Emiri.

Familja ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar zjarrin, por një prej tyre, 30-vjeçari Hajri Emiri është asfiksuar nga tymi dhe ka rënë pa ndjenja.

Kanë qenë zjarrfikësit që kanë ndërhyrë në kohë rekord për shuarjen e flakëve, që e kanë gjetur 30-vjeçarin pa ndjenja, për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

30-vjeçari është marrë nga autoambulanca e qëndres shëndetësore të Fushë Krujë dhe është dërguar në spital ku fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply