Takimi/ Ministrja nuk plotëson kërkesat, pedagogët: Më 5 tetor në protestë

Ditën e sotme në orën 15:00 në ambientet e MAS u paraqit një numër i konsiderueshëm pedagogësh për takimin e njoftuar nga Ministrja e Arsimit Evis Kusho, ku temat do ishin kërkesat e tyre për rritjen e pagave si dhe mbështeja e studentëve nga qeveria me një fond mujor prej 100 euro.

Takimi me ministren Kushi dhe grupin e punës është mbyllur pas 3 orë e gjysmë diskutime.

Teksa pritej me kuriozitet vendimi që mund të arrihej, bëhet me dije se nuk ka dakordësi mes palëve për një rritje të mundshme të pagave.

Pedagogët në prononcimin për mediat thanë se pika kryesore e kërkesave të tyre që ishte ajo për ndryshimin e pagës nuk u mbështet nga Ministria e Arsimit, ndaj ata kanë lajmëruar se do të zhvillojnë protestën e tyre të radhës.

Protesta do të zhvillohet më datë 5 tetor në orën 11:00.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply