Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi edhe vendimin për mbylljen e disa institucioneve arsimore në vend. Berisha tha se, e konsideron një akt më të rëndë, mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm nën diktatin e Erdoganit, të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorit shqiptar të himnit turk, “Mehmet Akif”.
“E konsideroj një akt më të rëndë, mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm nën diktatin e Erdoganit, të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorit shqiptar të himnit turk, “Mehmet Akif”.
I them Edi Ramës, ke mbyllur një kopsht ku ka qenë 250 Zaho. Të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë nuk mund ta ndërmerrte kush.
Edi Rama, ka treguar se je i aftë për çdo lloj akti. Të mbyllësh një kopsht model, pse përkulesh, duhet të mendoje 250 herë për këtë vendim.
Nuk ndërmerrej ky vendim. E njëjta gjë për kolegjin “Mehmet Akif”. Një kolegj nga më të mirët.
Për probleme ideologjike që ka Erdogani me Gylenin, ato janë probleme të Turqisë, jo të Shqipërisë.
Nga Shqipëria nuk do pranonim kurrë të projektoheshin akte kundër Turqisë, por kjo që po ndodh është e paprecedentë. Të zbresë një kryeministër dhe të mbyllë një kopsht, nuk ka akt më çnjerëzor”, u shpreh Berisha.