Berisha: Rama po hetohet nga FBI në rastin e ish-agjentit McGonigal

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kryeministri Edi Rama është nën hetim ndërkombëtar. Ai më tej lexoi për gazetarët mandatin e një gjykate amerikane, e cila po heton për lidhje ruse një ish-drejtues të FBI, i lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Po lexoj mandatin e gjykatës:

“Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë:

-çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët.

Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët.

Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, emailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës.

Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës.

Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë.

McGonigal ndërkohë, erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit, pra më thoni ju mua, a është ky mandati i gjykatësit?

Por ka edhe çështje të tjera. Ajo me kartelin Sinaloa.

E patë foton duke dalë trojka nga zyra e Edi Ramës? Dje e kishte Washington Examiner këtë problem. A e keni parë se del i çekuilibruar shpesh para jush?”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply