Paloka thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ja çfarë do të diskutohet

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më datë 26 shtator në orën 17:00 ku do të diskutohet e do merren vendime për aksionin opozitar.

Lajmi është bërë me dije nga kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, i cili ka thirrur mbledhjen.

Njoftimi

Kryetari i Këshillit Kombëtar

Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:

– Diskutime rreth situatës  politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar.

Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply