Frontet e Rusisë

Në fillimet e shtatorit ka filluar e shumë publicizuara kundërofensivë propagandistiko – ushtarake ukrainase në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e inteligjencës anglo – amerikane dhe me NATO. Faktikisht midis pranverës dhe muajve të parë të verës, ndërsa ushtria ukrainase dhjetohej në Donbas (midis të vdekurve, të plagosurve dhe  robërve, forcat e armatosura ruse kishin nxjerrë jashtë luftimit midis 150000 dhe 200000 njësive ukrainase, numër jashtëzakonisht i lartë nëse konsiderohen limitet e vetëvendosura nga Moska ndaj impenjimit të njerëzve dhe mjeteve), një ushtri e re (e përbërë nga rekrutë dhe mercenarë) stërvitej dhe armatosej nga Perëndimi në prapavija. Të dhënat e siguruara nga Pentagoni në këtë kuptim janë mjaft emblematikë. Nga fillimi i të ashtuquajturit “Operacion Ushtarak Special” Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur 1475 ushtarakë ukrainas me përdorimin e armëve amerikane: 630 janë stërvitur me përdorimin e gjuajtësve M777; 325 në përdorimin e sistemeve HIMARS; 330 në gjuajtësit M109; 120 në gjuajtësit M113 APC dhe të tjerë akoma me përdorimin e sistemeve ajrore me pilot nga larg.

Ofensiva e përbashkët NATO – Ukrainë është përqëndruar sidomos në rajonin e Kersonit (Ukrainë jugore) dhe në rajonin e Harkovit (Ukrainë verilindore). Nuk është ende e qartë nëse sulmi ndaj Kersonit ka shërbyer si “diversiv” për ta hutuar ushtrinë ruse nga rajoni verilindor (objektiv i mundshëm real i ofensivës duke parë praninë e pakët të mbrojtjeve të organizuara). Kjo që për momentin duket qartë është kostoja e madhe në terma jetësh njerëzore që ofensiva ka sjellë me vete në të dy sektorët (në demonstrim të mëtejshëm të faktit që Perëndimi është absolutisht gati të luftojë deri në ukrainasin e fundit).

Iniciativa e Kievit sigurisht që meriton një analizë të thelluar në termat kosto/fitime për atë që ka të bëjë me të tre dimensionet e luftës: atë ushtarak, atë politiko – ekonomike dhe atë kulturor. Në radhë të parë, siç e ka përcjellë ish gjenerali Fabio Mini në një artikull të dalë më 11 shtator në Il Fatto Quotidiano, është mirë të sqarohet se ridslokimi mbrojtës (për të shkurtuar linjat e furnizimit dhe fituar kohën e dobishme për riorganizimin ushtarak) është një taktikë normale dhe e zakontë në një luftë konvencionale si ajo në zhvillim në vendin e Europës Lindore. Është përdorur në 8 vitet përpara konfliktit si nga forcat e armatosura ukrainase, ashtu edhe nga rebelët separatistë. Dhe është përdorur nga vetë rusët në raste të ndryshme gjatë “Operacionit Ushtarak Special” për të shmangur formimin e xhepave dhe/ose kazanëve (domethënë që, në të kundërt, ka ndodhur në Mariupol me forcat e armatosura dhe milicitë ukrainase e mbetura të rrethuara pa mundësi furnizimi; domethënë ajo që, duke u kthyer prapa në kohë, ndodhi me Armatën e 6 në Stalingrad gjatë Luftës së Dytë Botërore). Historia ushtarake ruse paraqet raste të ndryshme në këtë kuptim. Për shembull, me proporcionet e duhura, pavarësisht rezultatit jo tërërisht negativ të Betejës së Borodinos (7 shtator 1812), gjenerali Mikhail Kutuzov zgjodhi të rigrupohej duke i lejuar ushtrisë napoleoniane për të hyrë në Moskë. Megjithatë kjo fitore e dhjetuar (Napoleoni vetë e quajti përplasjen si “më të tmerrshmen e betejave të mia”) dhe e privuar nga një fitore efektive në terren, u demonstrua e paaftë të ruajë pozicionet e fituara me kalimin e kohës.

Rasti ukrainas paraqet disa afërsi dhe divergjenca evidente. Parasëgjithash është oportune të vlerësohet vlera strategjike të një “fitoreje” të siguruar thuajse ekskluzivisht për shkak të tërheqjes së kundërshtarit (arësye për të cilën të flasësh për “kolaps” të mbrojtjeve ruse mbetet në fakt devijues). Faktikisht limitet e sipërpërmendura që Moska ka imponuar në operacionin në Ukrainë nuk kanë mundur të lejojnë të mbrojnë në mënyrë të njëjtë dhe me të njëjtin intensitet një front prej mbi 1000 kilometrash. Duke marrë mësim nga kjo, është preferuar të përqëndrohen mbrojtjet në jug dhe në territoret e republikave separatiste të mbetura të kapura nga ofensiva ukrainase (me përjashtim për një tentative për të çarë linjat në afërsitë e Lysychansk, që për momentin nuk duket se ka shkaktuar efekt të veçantë). Jo rastësisht, gjatë vetë ofensivës ukrainase në rajonin e Harkovit, rusët kanë vazhduar të avancojnë në rajonin e Donjeckut (territori i të cilit është ende pjesërisht nën kontrollin e Kievit) duke arritur disa suksese të rëndësishme (të shikohet pushtimi i Kodemas).

Çlirimi dhe mbrojtja e popullsisë rusishtfolëse e rajoneve të Donjeckut dhe Luganskut mbetet guri i themelit mbi të cilin Moska ka ngritur justifikimin “humanitar” të Operacionit Ushtarak Special. Kësaj i shtohen motivimet më të pastërta gjeopolitike si mbrojtja e Krimesë (baza detare e Sevastopolit e të cilës, njëlloj me atë të Tartusit në Siri për Detin Mesdhe, rezulton themelore për furnizimin e flotës ruse në Detin e Zi) dhe vullnetin për ta përjashtuar NATO nga shtresa veriore e detit të mësipërm. Kjo do ta kompromentonte jo pak projektin atlantist për ta rrethuar dhe bërë të pambrojtshëm territorin rus nëpërmjet kooptimit në Aleancë të Ukrainës dhe Gjeorgjisë; veç kësaj do të kufizonte efikasitetin e Iniciativës Tre Mari të drejtuar nga “frenimi i dyfishtë” ruso – gjerman dhe nga degjermanizimi i Bashkimit Europian nëpërmjet dekonstruktimit të indit industrial gjerman dhe të zonave satelite të tij (për shembull, distriktet industriale të Italisë veriore).

Duket thuajse paradoksale, por Rusia po lufton në Ukrainë edhe për Europën, pavarësisht se kjo e verbuar nga një klasë politiko – drejtuese që u nënshtrohet urdhërave të Përtejoqeanit, është e paaftë ta pranojë. Faktikisht, projekti Tre Mari është totalisht i drejtuar ankorimit të Europës Lindore me Shtetet e Bashkuara në mënyrë që ta transformojë në një aeroplanmbajtëse në kuptimin e vërtetë të fjalës amerikane, e ndërtuar për frenimin e Rusisë dhe për kontrollin e pjesë qendro – perëndimore të kontinentit. Në infrastrukturat e parashikuara nga projekti spikasin në fakt rigazifikuesit polakë dhe kroatë (themelorë për transformimin e GNL amerikan) dhe hekurudha Gdansk – Kostancë (e përdorshme edhe për transport ushtarak, njëlloj me korridoret e tjera paneuropiane) që vihet në distancën e duhur nga bazat ushtarake ruse të Kaliningradit dhe në Transnistri (pra, në distancë sigurie nga instrumentimet e avancuara të luftës elektronike) dhe rezulton e mbrojtur mirë nga bazat e NATO e Rexhikovos dhe Deveselut.

Në radhë të dytë, është oportune të vërehet se vëllimi i territorit të ripushtuar nga forcat e armatosura në rajonin e Harkovit (pavarësisht vlerës strategjike të kushinetës mbrojtëse të zonës veriore të republikës separatiste të Luganskut) mbetet në fakt më shumë e reduktuar. Flitet për rreth 3000 km² (për ta dhënë më mirë idenë, Sardegna ka një sipërfaqe prej 24000 km²). Kësaj i shtohet që numri i lartë i humbjeve, siç afirmohet nga gjeneral Marco Bertolini, do ta pengojë Kievin të bëjë aksione të ngjashme në 5 apo 6 muaj (kohë e nevojshme me stërvitjen e re të rekrutëve dhe me pranimin e mercenarëve të rinj me natyrë të ndryshme në truallin ukrainas). Jo vetëm kaq. Si aksion hakmarrës, Moska i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë ukrainase duke nxjerrë jashtë loje brenda pak orësh një pjesë të mirë të infrastrukturave elektrike të zonës juglindore të vendit (domethënë përgjatë vijës së frontit) dhe sistemeve hekurudhore të domosdoshme për transportin e materialit luftarak. Në këtë rajon është e pranishme në fakt pjesa më e madhe e infrastrukturave energjitike ukrainase (të gjitha që përkasin epokës sovjetike) midis të cilave (përveç centralit bërthamor tashmë të famshëm të Zaporizhias në kontrollin rus qysh në fazët e para të konfliktit) centrale të ndryshme termoelektrike të domosdoshme për mbështetjen energjitike të vendit. Deri më sot, pavarësisht se propaganda perëndimore ka kërkuar të demonstrojë të kundërtën, Rusia ka kërkuar ta kufizojë me çdo mënyrë sulmet e drejtpërdrejta ndaj infrastrukturave civile.

Lidhur me këtë një krahasim me Operacionin Allied Force e NATO kundër ish Jugosllavisë bëhet i domosdoshëm. Në këtë rast, gjatë 78 ditëve bombardime, të ngritura parasëgjithash nga baza italiane, NATO shkatërroi 63 ura, 14 centrale elektrike, 23 linja dhe stacione hekurudhore, 100 qendra biznesi, rafineri dhe fabrika automobilistike, duke shkaktuar dëme për mbi 100 miliard dollarë (pa konsideruar dëmet e pallogaritshme mjedisore të gjeneruara nga përdorimi masiv i uraniumit të varfëruar, problem nga i cili janë prekur edhe tonat e nënshtruara nën servitutin e NATO në Itali, si poligoni ushtarak i Quirra në Sardegna). Ajo që habit është se duke goditur infrastruktura civile, NATO la thuajse të paprekur aftësinë ushtarake e ushtrisë jugosllave. Arësye për të cilën (ede një herë akoma paradoksalisht) Rusia e Jelcinit u detyrua të ushtrojë presione ndaj Millosheviçit për ta detyruar të pranojë një paqe kompromisi (më shumë poshtëruese) boll të nxirrte jashtë Aleancën Atlantike nga rrethi vicioz ku ishte futur (duke pasur parasysh se asnjë shtet anëtar nuk ishte i gatshëm atëhere të dërgonte trupa tokësore).

Natyrisht, sjellja e NATO në ish Jugosllavi nuk e justifikon në qasje eventuale të ngjashme të Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, reziston mirë ideja se kjo mund të ndodhë në rastin ku forcat e armatosura ukrainase do të tejkalonin limitet që Moska ka kërkuar të vendosë dhe t’i vendosen.

Pra, ofensiva në rajonin e Harkovit mbetet një episod jo veçanërisht vendimtar (siç nuk qe tërheqja ruse nga zona veriore e vendit) në brendësinë e konfrontimit ushtarak në zhvillim. Kush shkruan mbetet fuqimisht i bindur se sukseset e mëdha deri më këtu të arritura nga Kievi janë më shumë të detyrueshme aksioneve të sabotazhit që shërbimet ukrainase (të ndihmuara nga ato perëndimore) kanë qenë në gjendje të kryejnë prapa linjave ruse duke shkatërruar magazina të ndryshme municionesh të rezultuara themelore për sukseset ruse në Donbas. Siç është përcjellë në gazetën zyrtare të Trupës së Marinsave amerikane, aksionet diversive ruse në zonën veriore të Ukrainës gjatë fazës së parë të Operacionit Ushtarak Special qenë drejtuar sidomos drejt mashtrimit të forcave ushtarake ukrainase nga zonat kryesore të interesit rus, shtresën jugore dhe Donbasin, ku është pasur koha dhe mënyra për të akumuluar një sasi e madhe materiali luftarak themelor për ofensivën pranveriore. Fakti që aksioni mbi Kievin kishte një vlerë kryesisht diversive është demonstruar edhe nga fakti që për rusët në këto zona, në ndryshim nga sa është bërë në Donbas, nuk kanë proceduar në asnjë mënyrë me format e asimilimit të drejtpërdrejtë si futja e sistemeve telefonike dhe bankare ruse apo me zëvendësimin e personelit administrativ.

Mbetet për t’u vlerësuar impakti moral dhe emotiv i ofensivës ukrainase. Sigurisht, sikur Kievi të mos ishte i nën mbikëqyrjen e NATO, mund të shfrytëzohej vala e gjatë e këtij suksesi për të rihapur diskutimin negocial me Rusinë dhe t’i jepej fund në mënyrë më shumë se të nderuar një kushti konflikti, që duke u lëkundur midis një intensiteti të ulët dhe të lartë, zgjat pandërprerë prej më shumë se 8 vitesh. I ndryshëm diskutimi për sa i përket Rusisë. Tërheqja nga rajoni i Harkovit, pavarësisht impaktit ushtarak jo vendimtar, përfaqëson një goditje të rëndë në termat e mbrojtjes së influencës, duke parë që ky rajon (në pjesën më të madhe rusishtfolës) mund të futej me të drejtë në projektet tashmë të cituara të asimilimit të drejtpërdrejtë (jo rastësisht, zërat e persekutimeve të popullsisë nga ana e forcave të sigurisë ukrainase bëhen gjithnjë e më të fortë). Përfaqëson një goditje të rëndë, pasi prish një prej shtyllave të së ashtuquajturës “doktrinë Gerasimov” te ngritur mbi idenë e konfliktit “jolinear” ku procesi luftarak përfaqëson jo vetëm një fazë vendimtare të luftës, por jo atë më të rëndësishmen, duke parë që me të lidhet një sistem kompleks destrukturimi ideologjiko – ekonomik i kundërshtarit i frymëzuar nga korrente mendimi ushtarak (të lashta dhe moderne) tipikisht lindorë (në specifikë, prishet parimi i demoralizimit të konkurrentit të drejtpërdrejtë nëpërmjet instrumentash të luftës hibride) dhe përfaqëson një goditje të rëndë edhe në planin e brendshëm për atë që ka të bëjë me përqindjen (gjithësesi ende të lartë) të miratimit të cilën gëzon figura e Vladimir Putinit dhe për atë që ka të bëjë me debatin mbi menaxhimin “okult” apo më pak të Operacionit Ushtarak Special.

Lidhur me këtë, do të ishte mirë të kujtohej se një prej objektivave të parafiksuar nga plani i përpunuar nga think tank amerikan Rand Corp më 2019 për ta dobësuar Rusinë ishte pikërisht ai i adoptimit të çdo mase të nevojshme për të rritur në popullsinë ruse perceptimin se qeveria e Vladimir Putinit nuk e ndjek aspak interesin kombëtar. Në këtë kontekst, fushata e fuqishme propagindistike (e konturuar nga dezinformimi) që ka shoqëruar ofensivën ukrainase në Perëndim me siguri që ka luajtur një rol të dorës së parë. Megjithatë është po aq oportune të kujtohet se një shkarkim (megjithëse tejet i largët) nga lart i Putinit në ditët e sotme nuk do t’i sillte asnjë avantazh të veçantë Perëndimit, duke parë provokimet e përsëritura ndaj Rusisë dhe rolin “frenues” që pikërisht presidenti rus ka luajtur në këto vite përballë rrezikut gjithnjë e më konkret ta shikojë botën të rrëshqasë drejt një konflikti global në shkallë të gjerë. Domethënë se propaganda perëndimore (prej injorancës apo keqbesimit) shmang mjeshtërisht të nënvizojë është fakti që nuk është aspak e sigurtë se Putini mund të zëvendësohet nga një personalitet më i “moderuar”.

Ashtu siç eviton të nënvizojë që nëpërmjet strukturës komplekse vendimmarrëse (verticiste dhe të stratifikuar) të Partisë Rusia e Bashkuar, në dy dekadat e fundit Putini ka arritur të marrë rolin e arbitrit midis një galaktike interesash jashtëzakonisht heterogjene (nga instancat liberale në ato më të hapur nacionalistike dhe luftarake) dhe në konflikt konstant midis tyre. në cilësinë e “vendimarrësit të fundit” (mishërim i atij koncepti schmitian të sovranitetit që në Kinë është bërë i saji nga Partia Komuniste), faktikisht Putini ka zhvilluar një aksion të zjarrtë bilancimi që i ka mundësuar të sigurojë rezultate më shumë se të arësyeshme, sidomos në terma ridimensionimi të rrjetit oligarkiko – kleptokratik të ndërtuar në epokën Jelcin dhe të rindërtimit e riorientimit të teksturës ekonomiko – industriale ruse (boll të mendosh që në 2016 Rusia i ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara si eksportuesi kryesor i grurit në botë) dhe është mjaft e natyrshme që për këto motive të thjeshta Perëndimi nuk ka simpati të veçantë për të.

Në këtë proces delegjitimimi të (tentuar) të niveleve politike ruse futet edhe sulmi i kohëve të fundit azer ndaj Armenisë (forcat e armatosura azere duket se kanë sulmuar direkt territorin armen në Goris, Kapan, Vardenis dhe Jernuk) që synon jo vetëm të hapë (potencialisht) një front të ri destabilizimi në rajonin kaukazian, por edhe të bëjë zero përpjekjet ruse të ndërmjetësimit midis konkurrentëve dhe (eventualisht) të përfshijë Iranin, ndarja e kufijve të të cilit me Armeninë mbetet themelore për bashkëpunimin strategjik me Unionin Ekonomik Euraziatik.

Dinamika në të cilën janë zhvilluar faktet duhet vlerësuar sigurisht me vëmendje ekstreme, duke parë ambiguitetin ekstrem që ka dalluar historikisht kryeministrin armen Nikol Pashynian (i ngjitur në pushtet me modalitet “revolucioni me ngjyra”, por që ia detyron rikonfirmimin dhe shpëtimin e tij pikërisht Moskës, pavarësisht disfatës së turpshme në luftën e 2020). Megjithatë është e rëndësishme të nënvizohet edhe roli i pështirë i luajtur nga Bakuja në proceset e destabilizimit të rajonit kaukazian duke filluar nga fundi i viteve ’90 e shekullit të kaluar, kur Azerbaixhani (nëpërmjet kompanisë Mega Oil, kompani hije e CIA e themeluar nga veteranët Richard Secord, Edward Deadborn dhe Heine Aderholt) bëhet qendra stërvitore dhe e shpërndarjes për milicët xhihadistë e drejtuar në Çeçeni.

Përtej asaj të Azisë Qendrore, ku famëkeqi “Shtet Islamik” vazhdon të operojë në përbashkësi qëllimesh substanciale me CIA (shikohet atentati ndaj ambasadës ruse në Kabul pas një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Rusisë dhe Afganistanit), mbeten të nxehëta edhe fronti afrikan, ai i Lindjes së Mesme dhe ai ballkanik. Sidomos në Afrikë, Rusia ka operuar në mënyrë jashtëzakonisht efikase, duke kërkuar ta “rrethojë” NATO nga jugu nëpërmjet bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë me vendet e Afrikës Veriore (në radhë të parë Algjeria, e ndjekur nga Egjipti) dhe me atë të shtresës sahariane dhe subsahariane (rasti malian dhe i Republikës së Afrikës Qendrore në këtë kuptim janë emblematikë) ku në bashkëpunim me Kinën ka arritur të pengojë influencën plurishekullore franko – britanike. Një rol të dorës së parë në këtë kontekst ka pasur me siguri i famshmi Grup Wagner, ushtria private e oligarkut Evgeni Prigozhin, që duke punuar në kontakt të ngushtë me shërbimet e sigurisë ruse, vepron si progjuajtës klientësh për industrinë ushtarake të Moskës dhe si instrument projektimi të influencës duke zënë në vendet ku është i pranishëm edhe në logjistikë mjeksore dhe ushqimore.

I ndryshëm është diskutimi për atë që prek frontin jugor dhe atë ballkanik. Në ndryshim nga sa ka ndodhur  në Libi pasi që Gedafi premtoi krijimin e një baze ruse në Bengazi, Moska në Siri ka arritur ta mbështesë qeverinë legjitime të Bashar al-Assadit dhe për të shpëtuar bazat e çmuara të Tartushit dhe Latakias duke zhvilluar me Turqinë një bashkëpunim megjithëse të brishtë që në vendin levantin ka parë të prishen ëndërrat subimperialiste të ushqyer nga administrata Obama.

Jo më pak e rëndësishme është (dhe ka qenë) roli turk në teatrin ballkanik (edhe përballë tensioneve të reja në kufijtë midis Serbisë dhe entietit kosovar). Këtu ndërhyrjet e NATO në vitet’90 (Operacioni Maritime Monitor, Operacioni Deny Flight dhe i sipërcituari Operacion Allied Force), të kontronuara nga emetimi dhe nga stërvitja e milicive xhihadiste në rajon (midis të cilëve spikat kosovarja UÇK e stërvitur nga CIA në Shqipëri), duke rigjallëruar vijën historike të penetrimit turko – osman në Ballkan (e ashtuquajtura “shtyllë kurrizore e gjelbër”), kishin qëllimin e saktë të rrethimit të komponentes kristiano – ortodokse të rajonit duke kërkuar të prishë kontinuitetin kulturoro – fetar që arrin deri në kufijtë rusë.

Duke filluar nga fillim vitet 2000, projektualiteti gjeopolitik neoosman ka takuar doktrinën e “thellësisë strategjike” të Ahmet Davutoğlu (e përqëndruar mbi projektimin e influencës turke në të gjithë botën turanike e bërë eksplicite nga mbështetja direkte për Azerbaixhanin) dhe konceptin e “Atdheut blu” të admiralit Cem Gürdeniz, drejtuar që t’i garantojë Turqisë dominimin e nevojshëm mbi aspektin e detit përballë brigjeve të saj.

Duke vepruar gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar të saj, Turqia ka arritur të krijojë një lloj bilancimi midis pjesëmarrjes në Aleancën Atlantike dhe pozicionit gjeografik të saj që e bën një urë natyrale midis Azisë dhe Europsë dhe një bashkëbisedues themelor për Rusinë. Në fakt, pavarësisht disa fërkimeve gjeopolitike, Turqia e Erdoganit ka arritur të akreditohet qoftë si ortak në industrinë energjitike ruse (në kontrast me projektet e bashkëpunimit në sektorin gazifer midis Izraelit, Qipros dhe Greqisë), ashtu edhe si furnizues ushtarak i vendeve të NATO në Europën Lindore (Polonia në radhë të parë) dhe të vetë Ukrainës, që mbi marrëveshjen e prodhimit të droneve me projektim turk Bayraktar Tb-2 ka ndërtuar një pjesë të mirë të doktrinës ushtarake të fundit të saj.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Shifra e tmerrshme, OBSH: 160 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se mesatarisht rreth 160 fëmijë po vriten çdo …

Leave a Reply