Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Astirit në Tiranë. Burimet kanë bërë me dije se një kamion ka përplasur një këmbësore.
Fatkeqësisht e aksidentuara ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.