Thirrja e Berishës nga memoriali i Azemit: Protesta për rrëzimin e regjimit

Kryetari i PD, Berisha bërri thirrje nga memorial i Azem Hajdarit për protesta dhe demonstrate për rëzimin e regjimit:

“Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët. Të vendoset në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizjeje, e cila në një hark kohor 3-vetor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Me këtë akt Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij ndanë epokat. Ndanë epokën e monizmit me epokën e pluralizmit.

Ndanë sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave. Për këtë akt Azem Hajdari u ekzekutua më 12 shtator 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapiten, nënkolonel të regjimit. Ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm në veprën e tij. Sot Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë.

Sot ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllau i tij Besim Çerja për të nderuar ata, por i vendosim ato në kushtet e një monizmi të plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, deshedenti direkt i njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve ka vendosur në kontroll të plotë, të gjitha pushtetet në këtë vend dhe rikthyer kështu monizmin e plotë.

Në këtë kontekst vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar këtë regjim i cili qëndron mbi votën e vjedhur të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.
Përfaqësues të PD së bashku me familjen e Azem Hajdarit kanë kujtuar sot me një ceremoni 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, u shpreh: Për t’u përulur me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj veprës së tribunit legjendar të shqiptarëve, Azem Hajdari. Azem Hajdari hyri në historinë e kombit tonë si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh, bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply