Rama i lë në dorë fondet e BE ish-ministrit të tij që po hetohet nga SPAK 

Ilir Beqaj u rikthye në Kuvend pas më shumë se një viti, këtë herë si kreu i agjencisë së menaxhimit të donacioneve të huaja, përfshirë këtu fondet e Bashkimit Europian.

Ish-ministri i Shëndetësisë, që po hetohet nga SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit u paraqit para Komisionit të Ekonomisë për të shpjeguar se si do të shpenzohen fondet e dhëna nga BE në kuadër të mekanizmit IPA III.

Agjencia e Planifikimit Strategjik të Ndihmës së Huaj u ngrit një vit më parë nga Qeveria me kompetenca të një ministrie. Opozita e cilëson ngritjen e saj si ‘mekanizëm për të vjedhur fondet e BE’. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ka paqartësi në lidhje me menaxhimin e tyre.

“Kush është koordinatori kombëtar i IPA-s dhe si është varësia? Është e paqartë ndarja politike dhe teknike për fondet”, tha Tabaku.

“Unë jam sot këtu në cilësinë e koordinatorit kombëtar të IPA-s, sepse vendimi i KM për krijimin e agjencisë, e ka të përcaktuar se drejtori i agjencisë është edhe koordinator i fondeve IPA”, u shpreh Beqaj. /EuroNews

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply