Nerida Omeri
Kam qenë arsimtare për rreth 20 vite. Para 3 vitesh më hoqën nga puna. Jam dhe pa shtëpi e jetoj me prindërit pensionistë. Më hoqën nga puna pa shkak, vetëm pse jam me Partinë Demokratike. I kam bërë të gjitha studimet dhe kam marrë edhe titullin; Doktore Shkencash. Për mua është një fatkeqësi që jam e papunë.
Kam 3 vite që e kërkoj të drejtën time. Jo vetëm që nuk kam gjetur ndihmë, por jam shkelur në dinjitet. Jetoj me prindërit, sepse nuk dal dot me qira, pasi jam e papunë. Ky është fakti, lufta për kafshatën.