Mediat e huaja jehonë tragjedisë në Himarë: Shefi i Policisë vret të miturën

New York Post i ka bërë një pasqyrim të plotë ngjarjes teksa shkruan se Arjan Tase shkeli rëndë rregulloren pasi u fut në një zonë që nuk lejohej futja me varka dhe skafe. NYP ka zbardhur dhe dëshminë e babait të 7-vjeçares i cili rrëfen tmerrin teksa pa helikat t’i copëtonin vajzën përpara syve.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ngjarjes tragjike të ndodhur në Himarë ku shefi i lartë i Policisë së Elbasanit, Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia e cila po lahej në breg të detit me të atin.

New York Post i ka bërë një pasqyrim të plotë ngjarjes teksa shkruan se Arjan Tase shkeli rëndë rregulloren pasi u fut në një zonë që nuk lejohej futja me varka dhe skafe. NYP ka zbardhur dhe dëshminë e babait të 7-vjeçares i cili rrëfen tmerrin teksa pa helikat t’i copëtonin vajzën përpara syve.

Ndërkohë dhe prestigjozja britanike Daily Mail i ka kushtuar një rëndësi të veçantë vdekjes së 7-vjeçares teksa shkruan se ajo u vra para prindërve nga një zyrtar i lartë policie. Daily Mail ka publikuar pamjet e postuara nga ish-kryeministri Sali Berisha në facebook ku duket babai i vajzes në gjendje të dëshpëruar duke i kërkuar llogari Tses për gjendje të rëndë.

Daily Mail ka publikuar dhe dëshminë e babait të vajzes pak pas ngjarjes tragjike i cili sipas një dëshmitari që ndodhej në plazh është shprehur se duhetv të kishte vdekuar ai në vend të saj. ‘Unë duhet të kisha vdekur në vend të saj’, tha ai.

Gjithashtu prestihjozet botërore i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë protestave të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro si poërgjegjhës indirekt në këtë ngjarje.

Po ashtu, lajmi ka hapur sot edhe të gjitha të përditëshmet serbe.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply