Kryetari i PD, Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, asgjë nuk e nxit më shumë revoltën sesa bllokimi i drejtësisë. Ai tha se, epiqendër e betejës sonë do jetë çështja e djegësave.
Drejtësia dhe shteti ligjor janë mekanizmi institucional dhe kushtetutes më efikas për të parandaluar revoltat. Asgjë nuk e nxit më shumë revoltën sesa bllokimi i drejtësisë. Këtë po e bën Edi Rama, nuk po e bën opozita.
Ju jeni dëshmitarë të sulmeve të tij publike pa precedent kundër SKAP-it të partisë.
Siç duket SKAP kishte vendosur të ndalonte ndonjë, Agaçin apo Arben Ahmetajn. Dhe ju e patë se çfarë presioni iu bëri.
Sigurisht SKAP-in mund të tulatë, mund ta bëjë të heshtë. Por jo popullin. Populli është populli dhe kërkon ndëshkimin. Nuk ka më opozitë që të mbyllë sytë para këtyre akteve.
Berisha tha se, epiqendër e betejës sonë do jetë çështja e djegësave.
“Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën dhe nuk e lëvizim atë. Kjo është një periudhë ku ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, kjo nuk do thotë se kemi hequr dorë nga beteja.
Ne do mobilizohemi dhe do i japim atij atë që meriton.
Epiqendër e betejës sonë do jetë çështja e djegësve.
Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit tenderin me negociata të mbyllura, tenderin për vjedhje.
Ky është përgjegjësi numër 1. Ky nuk mund të shpëtojë, ky i ka kohërat e numëruara. Djegësit aty ku djegin plehrat, do djegin qeverinë e tij”, tha Berisha.