Berisha: Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Himarë, ku shefi i Policimit në Komunitet në Policinë e Elbasanit, Arjan Tase goditi me skaf një fëmijë, duke i marrë jetën.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Siguria në plazhe ZERO! Për ligjin nuk pyet njeri. Krim i tmerrshëm!

Skafisti, shef policie në Elbasan, A. Tase merr jetën e një fëmije 5 vjeç në det, në Himarë.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për engjëllin që humbi.

Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të tmerrshëm nga ata për të cilët ligji nuk ekziston. Dënoj gjithashtu mungesën e plotë të sigurisë në plazhet tona.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply