Meta përshëndet Ramën me një karikaturë: Edi apo Edvin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Edhe Meta, me anë të një postimi në Facebook, me qëllim i ka përmendur emrin e vërtetë kryeministrit Rama, duke e thirrur edhe Edvin (që është emri i tij i vërtetë). Kjo pasi Meta, ka ndryshuar mbiemrin e tij, nga Metaj në Meta. Me ironi, Meta ka shpërndarë edhe një artikull të mediave të kohës, e cila sipas tij për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.

“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, tha Ilir Meta.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply