Nga Hysni GURRA
A keni informacion dhe dijeni për:
- Emrat e kriminelëve dhe banditëve që ka denoncuar publikisht Berisha dhe emrat e kriminelëve që ka denoncuar publikisht Rama?
- A mund të thoni se çfarë ligjesh favorizuese për miqtë dhe klientelën ka bërë Berisha dhe çfarë ka bërë Rama?
- Sa kg drogë janë kapur gjatë 8 viteve të qeverisjes Berisha dhe sa tonelata drogë janë kapur gjatë 9 viteve të qeverisë Rama?
- Sa deputetë, kryetarë bashkie, drejtorë në administratë(?)- me të shkuar kriminale janë emëruar/zgjedhur gjatë 8 viteve të qeverisë Berisha dhe sa gjatë 9 viteve të qeverisë Rama?
- Kush ka deklaruar publikisht në media se “çfarë do të thotë Departamenti Shtetit”, Vangjushi është miku im?
- Sa ishte borxhi publik i Shqipërisë gjatë 8 viteve të qeverisë Berisha dhe sa është gjatë 9 viteve që qeveria Rama?
- Sa azilkërkues shqiptarë kanë shkuar në Evropë gjatë 8 viteve që qeverisi Berisha dhe sa gjatë 9 viteve që po qeveris Rama?
Këtyre dhe plot pyetjeve të tjera shqiptarët mund t’ia dinë përgjigjen, por ndoshta për shkak të informacioneve konfidenciale që shkëlqesitë tuaja kanë, përgjigjet tuaja mund të jetë më shteruese!